KLOS – Një masakër me tre viktima ka ndodhur rreth orës 14:15 në qytetin e Klosit. Dhimitraq Ziu, drejtori i Policisë së Dibrës, ka raportuar se viktimë e kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur Ilir Shira dhe djali i tij Kenard Shira. Ndërkohë Ziu shton se autori i kësaj ngjarje të rëndë Fiqiri Mjeshtri ka vrarë veten pas ndjekjes nga policia.
Të plagosur në këtë masakër kanë mbetur Renato Hasula dhe Englantin Hasula, të cilët janë nisur me urgjencë në gjendje kritike për jetën drejt Tiranës.
Po ashtu policia ka mundur të arrestojë Fatmir Mjeshtrin dhe Besnik Mjeshtrin.
“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit, u vranë Ilir Shira dhe Kenard Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula. Të plagosurit janë nisur drejt Tiranës. U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu.
/abcnews.al/