Dy të rinj nga Lezha, 29 vjeç dhe 30 vjeç, janë arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 29 vjeçari Martin Përvathi dhe 30 vjeçari Amarildo Gjergji u ndaluan nga Forcat Operacionale teksa po qarkullinin me automjet, brenda të cilit u gjetën doza kanabisi.
Më pas, policia ushtroi kontrolle në banesën e Përvathit ku gjeti 323 doza kanabisi ndërsa në banesën e Gjergji u gjetën 18 doza kanabisi.
Nën hetim u vunë edhe disa persona të tjerë, më konkretisht babai i 29 vjeçarit dhe një 24 vjeçare, bashkëjetuesja e Amarildo Gjergjit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al