EMRAT/ U kapën duke transportuar 7 kilogramë kanabis, pranga tre të rinjve në Vorë

schedule09:26 - 25 Nëntor, 2023

schedule 09:26 - 25 Nëntor, 2023

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Vorë pasi akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas policisë, tre të rinjtë, 18, 20 dhe 22 vjeç u kapën në flagrancë në rrugën e Limuthit duke transportuar lëndën narkotike të dyshuar kanabis me qëllimin shitjen e saj.

Të arrestuarit:
– Genti Peca, 18 vjeç, banues në Vorë
– Igli Kuçi, 22 vjeç, të dy banues në Vorë,
– Agron Kaci 20 vjeç, banues në Dibër

Gjatë ndërhyrjes nga policia, ata janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë. Ndërkohë po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!