Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është zbuluar se shantazhonin shtetase të ndryshme me profile false për t’u marrë para. Përkatësisht janë arrestuar Halim Malja 20 vjeç dhe Jurgen Malja 18 vjeç.
Autoritetet kanë dokumentuar dy raste me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale dje kanë sekuestruar shuma parash dhe dy telefona.
“Dy vëllezërit, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale, dhe pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe 2 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/