Gjergj Gjoka 65 vjeç dhe Besjan Dervishi alias Besjan Tusha 38 vjeç janë arrestuar nga Policia e Kurbinit. Në orët e mesnatës të kësaj të mërkure këta 2 persona kanë thyer xhamat e një lokali në fshatin Fushë Gjormë, për të vjedhur para dhe produkte.
“Menjëherë pas denoncimit të shtetasit A. I., se 2 shtetas kishin thyer xhamin e lokalit të tij, në fshatin Fushë Gjormë, me qëllim vjedhjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Alarmi”, u kapën në flagrancë, në lokal, duke vjedhur xhiron ditore dhe pije alkoolike, dhe u vunë në pranga shtetasit Gj. Gj., 65 vjeç dhe B. D. alias B. T., 38 vjeç, të dy banues në Kurbin”, njofton policia./abcnews.al