EMRAT/ Të tjera arrestime për inceneratorët, 5 masa sigurie “porosi” për Elbasanin

schedule11:17 - 29 Mars, 2022

schedule 11:17 - 29 Mars, 2022

Abc mëson se sot Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër arreste për dy zyrtarë edhe në Elbasan, për inceneratorin në këtë qytet.

Bëhet fjalë për Pëllumb Abeshi  dhe Bardhul Çabiri, për të cilët është dhënë masë  sigurimi personale “arrest në burg”, si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Po ashtu për Serafin Papa, me masë  sigurimi personale “arrest në shtëpi”, si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Më herët gjatë ditës së sotme, pas kërkesës nga SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë masat e sigurisë për 9 të akuzuar për aferën e Inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Konkretisht GJKKO ka lëshuar 7 masa sigurie “arrest me burg”, ndërkohë 2 të tjerë janë me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Emrat zyrtarëve të tjerë janë:

Azem Shatëri, ish-kryekomunar, Portëz,

Florian Muccaj, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesineve

Erion Murataj, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesineve

Sabina Cenoimeri, ish-anëtare e komisionit të prokurimit të koncesineve

Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit të prokurimit të koncesineve

Klodian Zoto, ish-administrator i Integratet technology servises

Arenc Myrtezai, ish-adminiatrator i inceneratorit të Fierit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!