Plagosen me armë dy persona/ Ngjarja në Vrakë të Malësisë së Madhe

schedule10:15 - 15 Shtator, 2024

schedule 10:15 - 15 Shtator, 2024

MALËSI E MADHE– Dy persona u plagosën në një atentat me armë zjarri, mëngjesin e të dielës në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Sipas policisë së Shkodrës, të plagosurit janë Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët kanë qenë në hyrje të një lokali, në momentin që ndaj tyre është qëlluar me breshëri.

Pas hapjes së kamerave të sigurisë blutë e Shkodrës kanë mundur të identifikojnë autorin e dyshuar të këtij atentati. Bëhet fjalë për Lul Rakajn, i cili rreth orë 09:45 të 15 shtatorit, ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt.

Dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës dhe po mbahen nën kujdesin intensive të bluzave të bardha për shkak të plagëve që kanë marrë.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se janë bërë konfliktet e mëparshme që autori mund të ketë pasur me dy të plagosurit.

Lul Rakaj u arrestua disa orë pas ngjarjes. Për kapjen e tij në Shkodër shkuan Forcat e Repartit Special RENA edhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë mësohet se në policinë e Shkodrës janë shoqëruar disa persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Sipas të dhënave policore, Lul Rakaj rezulton me precedentë të mëparshëm  për veprën penale ‘’krime kundër personit’’.  13 vite më parë në Han të Malësisë së madhe ai ka vrarë për hakmarrje Kolë Mushkun pasi I kishte vrarë të atin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!