10 persona janë marrë nën hetim nga SPAK, mes tyre ish drejtuesja e ARRSH Sonila Qato.
Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale shpërdorim detyre shkeljes së barazisë në tendera.
Hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë. Fillimisht ishte KLSH që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet.
Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Godgo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.
Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato është marrë zyrtarisht e pendehur nga prokuroria e posaçmë.
Paraditen e së mërkurës, Qatos iu komunikua akuza e “Shkeljes së barazisë në tendera” në lidhje me tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Më herët janë marrë nën hetim edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Hetimet kanë nisur pasi një nga kompanitë që garoi për të fituar tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë pretendonte se u skualifikua padrejtësisht nga gara.
Në shtator të 2019-tës kompania “Gjoka Constration” kallëzoi Qaton me pretendimin se janë skualifikaur padrejtësisht. Një tjetër kallëzim ishte edhe ai i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se, ARSH në kohën që drejtohej nga Qato ka skualifikuar nga gara 6 kompani mes të cilave edhe atë të “Gjoka Construcsion” edhe pse I plotësonte të gjitha kriterët.
Nga auditimi ka rezultuar se nga gara është skualifikuar kompania me ofertën më të ulët duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej 5 milionë euro.
/.abcnews.al/