EMRAT/ Shitën “BMW X6” dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhje, pranga dy vëllezërve nga Kosova

schedule16:41 - 15 Prill, 2023

schedule 16:41 - 15 Prill, 2023

Dy vëllezër nga Kosova janë arrestuar këtë të shtunë në Kamzë në kuadër të operacionit policor të koduar “Insurance”.

Vëllezërit Selim Gashi dhe Benet Gashi u vunë në pranga pasi kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMW X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.

Dy vëllezërit të cilët jetojnë në Finlandë, shkuan në Kamzë dhe kanë denoncuar sikur makina u është vjedhur në Paskuqan. Janë verifikuar disa kamera dhe është zbuluar se mjeti ka kishte udhëtuar drejt Kavajës. Ishte shitur tek një servis makinash dhe mjeti është gjetur i çmontuar.

Fillimisht dy vëllezërit nuk kanë pranuar që makinën e kanë shitur, por kur janë pyetur sërish, kanë thënë se e kanë shitur për të përfituar sigurimet në Finlandë pasi mjeti ishte blerë atje me kredi. Tek dy personat nga Kavaja, makina është shitur pa akt-shitje dhe ata kanë thënë se e blerë me çmim të lirë për pjesë këmbimi.

Njoftimi i policisë

Kamzë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Insurance”.

Shitën automjetin e tyre në Kamzë dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimin e siguracionit, vihen në pranga dy vëllezër kosovarë.

Procedohen penalisht dy të tjerë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 6800 euro dhe pjesët e automjetit BMW X6.

Ndërkohë vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të ndodhura, të kësaj natyre kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas, për vjedhjen e automjetit të tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Insurance”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të banues në Finlandë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Dy vëllezërit (S. G., dhe B. G.) kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMW X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!