EMRAT/ Sherri mes të rinjve në Lezhë, zbardhet dinamika e ngjarjes. Arrestohen dy persona, shpallen në kërkim katër të tjerë

schedule10:01 - 12 Prill, 2025

schedule 10:01 - 12 Prill, 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë , Njësia Shkodër,  ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur.

Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit Fatjon Gjini, dhe Ervin Nika, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Redian Margjonaj,  ku më pas shtetasi Redian Margjonaj bashkë me tre shokët e tij,  (të 4 të  shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin Fatjon Gjini,  dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë:

Fatjon Gjini 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

Ervin Nika 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe  “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: Redian Margjonaj, 20 vjeç, banues në Tale,Kevin Ndoka, 20 vjeç, Alessio Dodaj, 15 vjeç dhe Alan Mashi, 17 vjeç

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!