Sherr me thika mes disa të rinjve në Fushë-Krujë.
Burime për ABC News kanë njoftuar se janë plagosur dy të rinj, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Si pasojë e plagëve të marra ata janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, por më pas janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit pranë aksit të vjetër nacional Fushë Krujë – Thumanë.
Për momentin nuk dihet arsyet apo shkaqet e këtij sherri me mjete prerëse, por policia grupi hetimor ka nisur hetimet për shkaqet e këtij konflikti.
Mësohet se personat janë Serdar Tali 30 vjeç dhe Elgert Gjoni 28 vjeç.
Për momentin dy të plagosurit nuk kanë treguar arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa në vijim pritet të zbardhen edhe detajet./abcnews.al