Llesh Doçi, Lirim Sopoti dhe Xhuliano Marando (Likaj), janë arrestuar nga policia në zonën e Tufinës për shkak se janë kapur me dy thasë me kanabis.
Policia fillimisht ka ndaluar Llesh Docin ndërsa i kanë gjetur kanabis.
Gjatë kontrollit të banesës, në zonën e Tufinës u gjetën dy thasë të zinj me kanabis me peshë 10 kg.
Brenda kesaj banese policia arrestoi shtetasit Lirim Sopoti, dhe Xhuliano Marando (Likaj).
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve 31 vjeç, 40 vjeç, dhe 30 vjeç.
Shtetasi është kontatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Rexhep Tarja”, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, ku u gjetën shtetasit shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al