Policia e Tiranes ka arrestuar shtetasin Sebastjan Mallkuqi (Ajazi) 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Aleksandër Senaj, alias 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.
Shtetasi Aleksandër Senaj, ditën e diel, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak./abcnews.al