EMRAT/ Pronarë të një hoteli, kush janë autorët e vrasjes së dyfishtë në Velipojë

schedule22:25 - 19 Gusht, 2024

schedule 22:25 - 19 Gusht, 2024

Zbardhen e emrat e dy vëllezërve, që vranë me armë zjarri shtetasit Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi në Velipojë.

Mësohet se Eduard e Gezim Frroku janë pronarë të një hoteli në këtë qytet.

Ata janë konfliktuar me dy viktimat, më pas sherri ka degraduar dhe vëllezërit kanë goditur me armë.

Raportohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë, policia ka gritur një grup të posaçëm hetimor  i cili po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për hetimin e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!