Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

(EMRAT) Posedonin armë zjarri dhe municione në banesë/ Vlorë, arrestohen babë e bir

schedule12:58 - 13 Shtator, 2025

schedule 12:58 - 13 Shtator, 2025

Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Bledar Kristo 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje;



Kreshnik Kristo 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre,  në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!