Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Plagosja në Mamurras, qëlluan me armë 51-vjeçarin shpallen në kërkim dy të rinjtë

schedule10:59 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 10:59 - 18 Dhjetor, 2025

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, banues në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, Kurbin, pasi janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin Marketin Marku dhe kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!