EMRAT/ Plagosja në “Astir”, shpallen në kërkim dy të tjerë, mes tyre edhe një vajzë

schedule11:55 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:55 - 21 Shtator, 2020

Plagosja e djeshme në zonën e “Astirit” në Tiranë, duket se po merr të tjera zhvillime.

Mësohet se janë shpallur në kërkim gjithsej tre persona, mes tyre edhe një vajzë.

LEXO edhe: “Mos pi drogë”, si nisi konflikti? Zbardhen detaje të reja nga plagosja e mbrëmshme në Tiranë

Burime për ABC News njoftojnë se është shpallur në kërkim autori i dyshuar Aleksandër Mehmetaj, 20 vjeç.

Mehmetaj është kërkim edhe nga Policia e Durrësit, pasi Gjykata ka vendosur masë sigurie “arrest në burg” për një tjetër ngjarje.

Dy të tjerët e shpallur në kërkim për plagosjen e mbrëmshme janë E.D, 22 vjeç dhe E.C, 19 vjeçe.

Ata akuzohen për moskallëzim krimi, ndërsa 20-vjeçari akuzohet për tentativë vrasje.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ku 20-vjeçari Mehmetaj ka qëlluar me armë zjarri 45 vjeçarin Spartak Beqiraj duke e plagosur në këmbë.

Siç raportohet i plagosuri dhe autori i dyshuar jetojnë në të njëjtin pallat ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak se 45-vjeçari i ka kërkuar të mos konsumojë lëndë narkotike në ambientet e pallatit ku banonin.

N.D./abcnews.al