Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy persona janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali në Mat ku ka qenë duke konsumuar alkool dhe më pas Bashkim Koçi ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Akil Dedja.
LEXO EDHE: Plagosje me armë zjarri në Mat, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin
Pas plagëve të marra, Dedja ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spital ku edhe më pas është njoftuar policia, i cili ka organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, duke bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shpalljen në kërkim të tij.
Deri më tani raportohet se policia ka shoqëruar në komisariat 8 persona, ndërsa vijon puna për kapjen e autorin.
Njoftimi i policisë:
Mat
Plagosi me armë zjarri një 39 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit B.K., 38 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifkimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al