EMRAT/ Përshtatën hotelin si “fole” prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

schedule10:25 - 6 Qershor, 2024

schedule 10:25 - 6 Qershor, 2024

Në kuadër të operacionit të koduar “Sunset”, Fatmir dhe Shkendi Hoxha kanë rënë në prangat e policisë, pasi kishin përshtatur hotelin e tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Dy vëllezërit akuzohen për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, u finalizua operacioni i koduar “Sunset”.

Kishin përshtatur hotelin e tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

Vihen në pranga edhe 2 shtetase që ushtronin prostitucionin në këtë hotel.

Sekuestrohen hoteli në pronësi 2 vëllëzërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, më metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Sunset”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Fatmir dhe Shkendi Hoxha të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim;

  1. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se vëllezërit F. H. dhe Sh. H. kishin përshtatur ambientet e hotelit në pronësi të tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit që kryhej nga shtetaset Q. T. dhe D. M./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!