Përplasja me dy grupeve rivale shqiptare ka tronditur Italinë, ku si pasojë një 27 vjeçar u vra dhe tre të tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në një lokal në qendër të Frozinones. Katër shqiptarët ishin ulur në një tavolinë kur u qëlluan me plumba nga një tjetër grup shqiptarësh, të cilët zbritën nga një makinë.
Nga të shtënat njëri prej personave që ishte në tavolinë mbeti i vdekur në vend, ndërsa katër të tjerët mbetën të plagosur në tokë. Gjatë natës policia arrestoi një 23 vjecar, për të cilin thotë se është ai që ka qëlluar mbi bashkëkombasit e tij dhe ka shpallur në kërkim tre shqiptarët e tjerë që ishin me të.
Autori është identifikuar si Mikea Zaka, ndërsa viktima është bashkatdhetari Kasmi Kasen, 27 vjeç. Sipas informacioneve, njëri nga të plagosurit është vëllai i viktimës.
Ndërkohë një nga pistat që po hetohet përveç asaj të drogës është edhe një konflikt i vjetër për shkak të një vajze. Ngjarja që tronditi qytetin e Frozinones mbrëmjen e së shtunës ndodhi në momentin kur lokali frekuentohej nga më shumë se 50 klientë.
/abcnews.al