Ka përfunduar procesi i votimit në degën e Partisë Demokratike në Gjirokastër. Dega njofton se se në votim kanë marrë pjesë 618 anëtarë ose 63,3 %, nga 975 anëtarë që janë në total.
Pas votimit janë përzgjedhur 11 kandidatë: Adil Xhelili, Alije Kokalari, Altin Çomo, Antonela Lena, Beqir Gjika, Besnik Aliaj, Entela Shehaj (Fico), Nikolla Zhulla, Roland Bejko, Shemsho Lamaj, Tritan Shehu.
Njoftimi i plotë:
Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Gjirokastër. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 975 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 618 anëtarë ose 63,3 %
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
1.ADIL XHELILI
2.ALIJE KOKALARI
3.ALTIN ÇOMO
4.ANTONELA LENA
5.BEQIR GJIKA
6.BESNIK ALIAJ
7.ENTELA SHEHAJ (FICO)
8.NIKOLLA ZHULLA
9.ROLAND BEJKO
10.SHEMSHO LAMAJ
11.TRITAN SHEHU
Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Gjirokastrës janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Gjirokaster do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.