Deputeti demokrat Tomorr Alizoti, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën politike brenda PD por edhe procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi rreth emrave të propozuar sot nga disa deputetë të PD për të qenë kandidatura për President të republikës, Alizoti tha se këtu nuk ka proces, pasi nuk ka unifikimi të të gjithë grupit parlamentar të PD-së.
Ai tha se kjo që po ndodh brenda PD-së nuk është më politike, është një marrëzi.
Pjesë nga diskutimi:
Xhokaxhi: Çfarë po ndodh me Presidentin e Republikës, 4 mund të jenë më të votuarit në grupin e PD, të thirrur nga Alibeaj
Alizoti: Deputetët janë të PD, por ky është një rast i rrallë në Shqipëri që partia nuk funksionon. PD ka një grup parlamentar si çdo parti. Kështu e çarë siç është teorikisht nuk përfaqëson të gjithë vullnetin e demokratëve. Kemi hyrë në një marrëzi politike, e cila nuk mund të ketë përfaqësimin e PD, pasi elektorati janë votuesit e saj. Grupi quhet grup kur është në tërësi, në këtë rast grupi nuk është në tërësi. Opozitën në çdo vend demokratik nuk e zgjedh pushteti
Xhokaxhi: Në këtë rast po e vendos pushteti?
Alizoti: Jo nuk mund të them se e vendos pushteti, por nuk mund të vendosë se kë pranon dhe kë nuk pranon si opozitë. Opozitën e pranoi edhe partia në pushte në kohën e komunizmit. Meqë në këtë kohë ka një konflikt i cili nuk njeh qetësi, nesër që është po aq e rëndësishme reforma territoriale, duhet që PD të unifikohet në pika kryesore, dhe i unifikuar të propozojë emrin për presidentin, kjo ehte e papranueshme.
Xhokaxhi: Fakti që Alibeaj e mori këtë vendim, ku dje u ul me mazhorancëën, çfarë është për ju?
Alizoti: Unë e thashë dhe po e rithem, kemi të njëjtën krizë dhe do të themi të njëjtat mendime, sepse beteja është e ngrirë. Një nga arsyet që unë nuk marr pjesë është se unë e shikoj joracionale, sa blloqet janë unifikuar aq fort sa janë bërë si tifozë, që o të jesh me ata o kundër. Nuk mundet që ekipi i kësaj partie të shkojë i çarë në fushë. Çdo deputet i PD në çdo cep të Shqipërisë ka marrë mijëra vota, prandaj ai duhet përfaqësuar. Ky rast që ndodh në PD, nuk është politik, mund të jetë psikiatrik por jo politik.
Xhokaxhi: Marrëveshja e djeshme mes Alibeajt dhe Ballës është që në dy seancat e radhës opozita ka të drejtë të bëjë propozimet?
Alizoti: Edhe një herë po e rithem unë që kjo nuk funksionon, unë nuk e njoh, sepse nuk mund ta njoh. Një palë ka përfaqësuesit e vet, tjetra të vetë, kjo nuk është politikë Nuk ka manual politik në botë të gjesh këtë marrëzi. Ky është një teatër fëmijësh.
Xhokaxhi: Çfarë mendimi keni që palët brenda PD takohen veçmas me aleatët? Bylykbashi dhe Boçi filluan takime me aleatët po për çështjen e presidentit,. Nga ana tjetër edhe Alibeaj takon aleatët?
Alizoti: Vazhdon të jetë kjo që thashë, kjo është e shëmtuar. Çfarë publiku nuk do është paqartësia. Janë zënë dy veta dhe janë ndarë. Këtu nuk diskutohet. Partia funksionon me këtë ekip, ekipi është i çarë, këtu bëhesh qesharak.
/T.H/Abcnews.al/