Grupi i punës i opozitës për Reformën Zgjedhore ka nisur sot punën përmes organizimit të një takimi.
Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije për abcnews.al se nga opozita janë ngritur tre komisione që do të punojnë në këtë drejtim.
Mësohet se grupet do të drejtohen nga Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.
Deri më tani opozita ka hartuar një draft për financat dhe identifikimin biometrik të votuesve, ndërsa mësohet për për çështjet e tjera që i përkasin reformës, materiali do të jetë i përfunduar brenda një muaji.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi tha se Reforma Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha palëve është një kusht për negociatat për Shqipërinë. /abcnews.al