EMRAT/ Operacioni “Fati i lojërave”, 87 të arrestuar dalin përpara Gjykatës Penale të Tiranës

schedule09:11 - 24 Shkurt, 2020

schedule 09:11 - 24 Shkurt, 2020

Gjykata Penale e Tiranës ka urdhëruar shoqërimin për caktimin e masës së sigurisë për 87 persona, të cilët akuzohen për  fshehje të të ardhurave, pastrim parash, përshtatje të ambienteve për lojëra fati dhe zhvillim i lojërave të fatit, masë kjo e cila do të jepet ditën e sotme, për të arrestuarit në Tiranë.

Gjyqtari Ardjan Kalija do të caktojë masën e sigurisë dhe ka vendosur ti  ndajë me grupe nga 12 persona.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se pritet të jetë një seancë tepër e gjatë, dhe masa e sigurisë mund të shtyhet ditën e nesërme.

Ndër emrat e njohur që janë arrestuar në kuadër të këtij operacioni është Elvis Mulaj, i cili është vëllai i Kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.

Siç raporton Glidona Daci për ABC News, avokati i Mulaj, ka deklaruar se klienti i tij nuk ka lidhje me këtë çështje, dhe nuk ka patur asnjë lloj informacioni se përse është kryer arrestimi i tij.

Një tjetër person, emri i të cilit është i njohur për organet e drejtësisë, është Gramoz Murataj, i cili gjatë arrestimit në kuadër të këtij operacioni, i janë sekuestruar 170 milion lekë 20 monitorë, 6 punonjës të cilët punonin në të zezë, 17 DV rider.

Murataj rezulton të jetë edhe me precedentë të mëparshëm penal.

Ai është dënuar në shtetin Italian për trafik të lëndëve narkotike, ndërkohë që në shtetin italian ai posedon 3 pika bastesh të licencuara.

Sipas Prokurorisë gjithçka është zbardhur nga webet, user-at që menaxherët e këtyre aktiviteteve përdornin për të vendosur bastet.

Gjithçka kryej në mënyrë elektronike, online pasi menaxherët e këtyre pikave kishin administratorë, të cilët u hapnin klientëve të tyre llogari, nga ku mund të vendosnin bastet.

Të gjithë paratë paguheshin një pjesë me karta krediti, e një pjesë në para cash.

Ndërkohë Gjykata penale e Tiranës, ditën e djeshme, la në burg 16 nga 30 të arrestuarit e operacionit “Fati i Lojërave”, të arrestuar në rrethe të ndryshme, të cilët dolën para togave të zeza për caktimin e masës së sigurisë.

5 të arrestuar të tjerë u liruan me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për 9 të tjerë gjyqtari Ardian Kalija vendosi lirimin nga qelia me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!