Demokratët e Qarkut të Lezhës do të votojnë të enjten për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit dhe sot po votohet në Shkodër. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.
Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Lezhë në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.
Dega Lezhë, Qarku Lezhë
ALKETA MARKU
ALTIN MEMA
ANILA FRROKU
ARBEN NDOJ
DAVID SYKU
DOD ZHUBA
FRANGA HILA
GJOK VUKSANI
GJOVALIN GJELOSHI
LINDITA METALIAJ
PETRIT MARKU
ROZA HILA
SALVADOR KAÇAJ
SEVELIAN KOSOVA
SILVANA KOLZIU
SOKOL NDOKA
Dega Mirditë:
ALBERT MELYSHI
ALEKSANDER LALA
ALFRED DUKA
DORIAN GJOMARKAJ
EVEREST DEDAJ
GJERGJ PRENGA
GJON PJETRI
Dega Kurbin:
ANDON FRROKAJ
ELTON LASKA
GENC DOCI
INDRIT VOKSHI
KASTRIOT PREND PIROLI
LINDITA TOMA
LUIGJ ISUFI
MARJAN TUCI
/mv. abcnews.al