Policia e Tiranës, ka arrestuar dy të rinjë për shkak se dyshohen për veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.
Në pranga kanë rënë Ardit Cara,18 vjeç dhe Arjan Dukaj 35-vjeç. Dy të rinjtë pasditen e djeshme kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 22 vjeçar.
Sipas hetimeve, fillimisht të rinjtë kanë qënë duke udhëtuar me makina të ndryshme kur janë aksidentuar lehtë në zonën e Freskut.
Në këtë moment Cara e Dukaj i kanë kërkuar të riut që të paguaj dëmin, por 22-vjeçari nuk ka pranuar që ai të jetë shkaktar I aksidentit. Dy të arrestuarit më pas kanë dhunuar dhe kanë futur me forcë në makinën e tyre 22-vjeçarin duke e mbajtur peng për gati një orë.
Aty I riu është goditur disa herë, derisa dy të arrestuarit kanë arritur që ti marrin një shumë prej 30 mijë lekësh. Madje Ardit Cara dhe Arjan Dukaj, I kanë thyer edhe xhamin e makinës 22-vjeçarit.
Pasi i kanë marrë lekët, 22-vjeçari është lënë i lirë, ndërsa menjëherë ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes së policia Ardit Cara dhe Arjan Dukaj, janë mundur të arrestohen pranë vendit të ngjarjes./abcnews.al