EMRAT/ Mashtronin qytetarët dhe merrnin kredi në emër të tyre, jepet masa për katër personat në Tiranë, njëri shpallet në kërkim

schedule15:11 - 3 Qershor, 2024

schedule 15:11 - 3 Qershor, 2024

Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, ka ekzekutuar 4 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Tiranës, ndërsa një person i pestë është shpallur në kërkim. Mësohet se personat në fjalë kanë mashtruar disa persona duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe më pas merrnin kredi në emër të tyre.

“Arrest në shtëpi”, për shtetasen Majlinda Demollari, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal dhe masa e “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal;

– “Arrest në shtëpi”, për shtetasen Lindita Ndroqi., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal;

“Arrest në shtëpi”, për shtetasen Linda Peçi., 39 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal;

E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal.

Është shpallur në kërkim shtetasi Ledion Vrapi., 34 vjeç, banues në Gjermani, për të cilin është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal.

Shtetasi Ledion Vrapi, ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka për ti sjellë nga Gjermani, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit nga shtetasve nga 50 000 lekë si shpërblim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Ledion Vrapi. me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve ka marrë kredi pranë disa institucioneve financiare, shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe janë përvetësuar pas tërheqjes nga Ledion Vrapi.

Në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja Majlinda Demollari., e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.

Në përfundim të këtyre veprimeve, nga ana e punonjësve të institucionit financiar, konkretisht Lindita Ndroqi., (përgjegjëse zyre) Linda Peçi., dhe Eros Aliu., (oficerë kredie), janë mbajtur relacionet dhe vendimet e miratimit të kredive, të bazuara në të dhëna të rreme, të cilat nuk i përkasin palëve në cilësinë e debitorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!