EMRAT/ Mahnitën Italinë me gjestin e tyre, kush janë mjekët dhe infermierët shqiptarë që do të ndihmojnë me koronavirusin

schedule17:04 - 30 Mars, 2020

schedule 17:04 - 30 Mars, 2020

10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë që u dërguan në Itali do të shërbejnë në spitalin e Brescias.

Ata do të ndihmojnë në trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Vetë ministrja Manastirliu ka shpërndarë një video dhe e konsideron ekipin si krenarinë e shqiptarëve.

Statusi i plotë:

“Ornela, Alma, Erisela, Ermali, Orgesti, Bledi, Erxhymenti, Doina, Andriana, Lindita, Qazimi, Alma, Juliani, Serxhio, Kristiani, Suela, Eraldi, Evani, Albani, Manjola, Arjani, Eduart, Korabi, Ermali, Alfonsi, Ardit, Ervis, Almarin, Elisabeta, Blerim janë #krenaria jonë

10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga #COVID-19 në Itali”./abcnews.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/682706529150147/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!