Dy persona kanë rënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Mësohet se në pranga kanë rënë 44-vjeçari Ilir Kotori dhe 24-vjeçari Xhefri Ismaili.
Të dy këta persona u arrestuan në lokalin në pronësi të tyre ku edhe ushtronin aktivitetin, në rrugën “Studenti”.
Gjatë operacionin gjithashtu janë sekuestruar 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Tiranë –Informacion- Vijon operacioni “Fati i lojërave”.
Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
I.K., 44 vjeç dhe Xh. I., 24 vjeç.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/