Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 11 urdhër arreste për ish-drejtues të Agjencisë shtetërore të Kadastrës, ish shefa sektorësh dhe punonjësish në këtë institucion, punonjës dhe ish-punonjës të Inspektoratit për mbrojtjen e territorit në bashkinë Sarandë dhe Inspektoratit kombëtar për mbrojtjen e territorit.
Ndërsa megaoperacioni është ende në vijim, policia ka shoqëruar 8 persona, mes të cilëve edhe nipi i Klement Balilit, Denis Balilit.
Arrestimet vijojnë në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre nga këta zyrtarë të cilët dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e Plazheve.
“ABC News”, mëson se urdhër arrestet janë lëshuar për:
Të shoqëruar:
Ina Papa – ish Shefe sektori Aluizni
Erald Lika – ish Shef Sektori Aluizni
Denis Balili – ish inspektor IKMT
Ermen Stroka – specialist ASHK
Viktor Qesari – inspektor IMT Bashkia Sarandë
Manushaqe Saliko – ish inspektore IKMT
Oltion Durmishi – inspektor IMT Bashkia Sarandë
Tonin Simoni- ish inspektor IMT Bashkia Sarandë
Në kërkim:
Mariel Murati- ish Drejtor Aluizni
Andri Dhima- ish drejtor ASHK
Kozeta Statha- ish drejtore ASHK
/abcnews.al/