TIRANË- Vilma dhe Arjan Konomi janë përplasur nga “G Classi” te vijat e bardha në rrugën e Kavajës bashkë me foshnjen e tyre 3 muajsh.
Gazetarja Abc Xhensila Kodra mëson se ata janë në mjekim intensiv në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Familja u aksidentua nga makina luksoze tip “G Class” teksa po kalonin rrugën te vijat e bardha. Shoferi i mjetit 39-vjeçari Ajas Sulejmani është larguar dhe i ka lënë të 3 në vendin e ngjarjes, bashkë me makinëne tij.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë vrapuar për t’u dhënë ndihmën e parë, më pas të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës. Policia është vënë në kërkim të shoferit i cili rezulton i skeduar nga autoritetet Angleze, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike.
/abcnews.al