EMRAT/ Kultivonin bimë narkotike në Mirditë, një i arrestuar dhe një në kërkim

schedule11:11 - 16 Gusht, 2024

schedule 11:11 - 16 Gusht, 2024

Policia e Mirditës ka arrestuar shtetasin Ndue Markun, i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në mënyrë të shpërndarë dhe kamufluar nën pemë në pyllin e fshatit Shpërthaz.

Ndërsa, ka shpallur në kërkim shtetasin Fran Biba, si bashkëpunëtor me Markun.

Sakaq, janë asgjësuar nëpërmjet djegies 170 bimë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë/Vijojnë operacionet policore të njëpasnjëshme kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte.

Gjithashtu, Policia ka identifikuar bashkëpunëtorin e këtij shtetasi dhe vijon punën për kapjen e tij.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 170 bimë narkotike.

Procedohen penalisht për shpërdorim të detyrave, kryetari i fshatit Shpërthaz dhe 2 specialistë të pyjeve në këtë fshat.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në çdo skaj të rrethit, në vijim të planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mirditë finalizoi operacionin policor të koduar “Kaçinari”. Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi N. M., banues në fshatin Shpërthaz, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i këtij shtetasi, shtetasi Fran Biba.

Shtetasi Ndue Marku u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në mënyrë të shpërndarë dhe kamufluar nën pemë në pyllin e fshatit Shpërthaz.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin K. K., kryetar i fshatit Shpërthaz dhe për shtetasit N. T. dhe F. F., specialistë të pyjeve në këtë zonë.

Punohet për kapjen e shtetasit F. B..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!