Identifikohet viktima dhe autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Viktima është Lumturie Patushi, ndërsa autori i dyshuar është Hysni Patushi, bashkëshorti i saj.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Hysni Patushi ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij pas një konflikti. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit. Policia ka nisur menjëherë kontrollet për kapjen e tij dhe ka ngritur postblloqe në disa akse rrugore të Tiranës.
Sipas të dhënave paraprake, dy bashkëshortët kanë pasur probleme edhe me herët.
ABC News ka mësuar se gjatë momentit të ngjarjes kanë qenë në banesë dy të mitur dhe dhëndri, i cili jetonte në shtëpinë e tyre. Ata po merren në pyetje nga policia për rrethanat e krimit.

