Gruaja vret burrin/ Sarandë, arrestohet 49 vjeçarja, qëlloi bashkëshortin me sëpatë

schedule08:47 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 08:47 - 24 Dhjetor, 2024

Fshati Metoq në Sarandë u trondit mëngjesin e martës nga një ngjarje e rëndë.

Llazar Tahiraj është vrarë me sëpatë gjatë mesnatës nga bashkëshortja e tij 49 vjeçare Elvira Tahiraj.

Ngjarja ka ndodhur kur viktima ishte në gjumë. Në banesë ishte duke fjetur edhe njëra prej tre vajzave të çiftit dhe ka qenë ajo e cila në mëngjes ka  njoftuar policinë pasi ka parë të atin e pajetë.

Çifti kishte disa vite që kishte ardhur nga Kolonja , në Metoq ku jetonin me qira.

Sipas asaj që tregojnë bashkëfshatarët, çifti Tahiraj kishte mundësi të pakëta ekonomike, pasi punonte vetëm 55 vjeçari, ndërsa për Elvirën tregojnë se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishte kontakt me fqinjët e saj në fshat.

“Punonte i shkreti punonte cdo ditë… gruaja ka qen cik e ikur…ai ishte puntor, as alkool s pi me qira rri ja ishte te kjo shtëpia ketu iku atje me 100 mijë lek. Edhe dje e takova kishte marrë ca ushqime, ika në shtëpi me tha. Gjynah mavrija ajo është me të mbeta moj vajze…. “

“Po si se njohim moj, ajo është e cmendur si flisje dot me gojë , i binte semundje tikës edhe …. Llazi qe burrë i mirë punonte i shkreti… kishte tre vajza i martoj nje e ka dhene dy në lushnje. Kur na vinte ajo makina që shet perime njehere ne dhjetë ditë dilte ajo që të merrte noj domate noj piperike i rrinim larg nuk i flisnim me gojë se ajo qe….”

Jashtë kamerave një tjetër banor i Metoqit tregon se Elvirën e ka parë në të gdhirë,  të endej në oborrin e banesës.

Trupi i pajetë i Llazar Tahiraj është trasportuar drejtë morgut të Spitalit të Sarandës  për procedura të mëtejshme, ndërsa 49 vjeçarja është arrëstuar nga policia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!