EMRAT/ Konfiskimi i pasurive të deputetit të PD, kush janë gjyqtarët që do marrin në dorë çështjen

schedule17:26 - 4 Maj, 2022

schedule 17:26 - 4 Maj, 2022

Nertina Kosova, Dhimitër Lala dhe Daniela Shirka do të jenë gjyqtaret që do të gjykojnë çështjen e vëllait të deputetit të PD, Kasëm Mahmutaj, Gazment Mahmutajd, të cilat ju konfiskuan pronat një ditë më parë.

Lexo edhe: Konfiskohen pasuritë e deputetit Kasëm Mahmutaj

Seanca gjyqësore për këtë çështje do të zhvillohet në 18 maj në orën 12:00.

Njoftimi:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja nr. 82 regjistri themeltar, datë 27.04.2022 regjistrimi, me objekt “konfiskimin e pasurive” ndaj subjektit G.M. do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga, kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara, në seancën gjyqësore të planifikuar më 18 Maj 2022, ora 12:00.

Kujtojmë që ditën e martë GJKKO njoftoi sekuestrimin e pronave të Gazmend Mahmutajt, pas kërkesës së bërë nga SPAK.

Gazmend Mahmutaj ka qenë i dënuar në Itali ku ishte akuzuar për prostitucion dhe trafik droge.

Lexo edhe: SPAK i konfiskoi pasuritë, deputeti i PD reagon për Abcnews.al

Ditën e djeshme gjykata vendosi t’i konfiskojë 22 pasuri të paluajtshme 3 vëllezërve Mahmutaj, ku përfshiheshin dhe ato të deputetit të PD.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!