EMRAT/ Kapen në Gjirokastër dhe Kakavijë 2 shtetas të shpallur në kërkim

schedule13:54 - 17 Gusht, 2024

schedule 13:54 - 17 Gusht, 2024

Dy persona janë kapur nga policia në Gjirokastër dhe Kakavijë. Mësohet se Marglen Çomani 38 vjeç dhe Abedin Ogiçi 52 vjeç, rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Ata akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, “Falsifikimi i monedhave e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja”

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapen në Gjirokastër dhe Kakavijë 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Falë informacioneve të siguruara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë së Kosovës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, i shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Marglen Çomani 38 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj.

Gjykata e Kosovës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Kakavijë/ Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Sarandë, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim Abedin Ogiçi 52 vjeç, banues në Delvinë.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare për ekstradimin e shtetasit të kapur në Gjirokastër, ndërkohë shtetasi i kapur në Kakavijë ju dorëzua Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!