Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe mbajtjes së armëve pa leje.
Në kuadër të këtij operacioni në pranga kanë rënë katër persona.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Zef Dodaj, banues në Lalm Lukaj të Lezhës pasi u kap me duke tentuar të kultivojë kanabis.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestua Pashk Gjini, banues në lagjen “Skënderbeg” Lezhë, pasi në bahçen e tij iu gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis sativa. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Gjithashtu në pranga ka rënë Fatmir Ndreca, 17 vjeç dhe Leonard Tuci T., 17 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga policia janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.
Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Informacion-Finalizohet operacioni policor i koduar “Skënderbeg”, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Lezhë.
Vihen në pranga 4 shtetas, njërit prej tyre posedonte dhe armë zjarri.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.
1-Strukturat hetimore të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në Skënderbeg dhe Lalm Lukaj, Lezhë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., banues në Lalm Lukaj, Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa tek stani i tij, në Lalm Lukaj, Lezhë.
2-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., banues në lagjen “Skënderbeg” Lezhë, pasi në bahçen e tij iu gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
3-Gjithashtu, në vijim të operacionit, Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, në Shëngjin, Lezhë.
Pas lokalizimit dhe ndalimit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e këtyre shtetasve gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. N., 17 vjeç dhe L. T., 17 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

