EMRAT/ I “forti” i Pogradecit në burg, i biri merr pistoletën dhe tenton të vrasë “hasmin”

schedule16:48 - 25 Prill, 2022

schedule 16:48 - 25 Prill, 2022

I plagosuri në Pogradec është Joan Muçllari, një emër jo i panjohur për mediat, pasi dy vite më parë iu bë atentat babait të tij, pasi u qëllua me armë në drejtim të hotelit në pronësi të tyre, në pikun e sezonit turistik.

Burime për Abc bëjnë me dije se plagosja në Pogradec ka ndodhur si pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë.

Ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka ndërkohë që ishte i mbushur me pushues.

I plagosuri i ditës së sotme është djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm.

Lidhur me ngjarjen e dy viteve më parë policia vuri në pranga Ilir Berberin 52 vjeç, Ilir Meçollin 22 vjeç, Ardian Xhutin 29 vjeç dhe Elvir Haxhian 32 vjeç.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e sotme një nga personat që ka qëlluar me armë ndaj Muçllarit është Firdeus Berberi, djali i Ilir berberit, një nga të arrestuarit nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar në drejtim të Hotel Voloreka.

Lexo edhe: Erdhi me maskë, del videoja tjetër e breshërisë ndaj hotelit në Pogradec

Ndërsa autori i dytë është Greisi Maxhari.

Njoftimi i policisë:

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë  shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!