Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge dhe një arsenal armësh, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” me targa IOT-2908 në rrugën “Solomou” nr.5 në Koridhalo të Athinës, skuadra OPKE ka zbuluar 1 qese me 1 kg 16 gram marijuanë. Menjëherë janë vënë në pranga drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit, shtetasit shqiptarë Redian Kallashi 40 vjeç dhe Elisabeta Telo 36 vjeçe.
Policia greke ka vijuar kontrollin në banesën e tyre në rrugën “Zanni” nr. 76 në Pire, ku janë gjetur dhe sekuestruar 17 pako me 15 kg 819 gram marijuanë, 3 pako me 2 kg 950 gram kokainë, 2 armë zjarri Kallashnikov 7.62 milimetra, 1 armë zjarri pistoletë “Beretta” 9 mm, 13 fishekë 9 mm, 4 krehëra Kallashnikovi me 120 fishekë 7.62 mm, 3 peshore, 1 pajisje elektrike vakumi, 4 celularë, 12.450 euro si dhe paketime për drogën.