Gjykata iralandeze ka lënë në burg dy shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan për posedim të lëndëve narkotike.
Mediat irlandeze raportojnë se Matian Kroi dhe Konstandin Osmenaj janë lënë në burg nga drejtësia.
Dy shqiptarëve iu është siguruar avokat mbrojtës nga shteti.
Ata do të qëndrojnë në paraburgim deri në datën 26 gusht për t’u paraqitur më pas para Gjykatës së Qarkut Nenagh, në një seancë e cila do të zhvillohet nëpërmjet pjesëmarrjes së online.
/Abcnews.al/