Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen dy persona

schedule09:36 - 23 Shkurt, 2026

schedule 09:36 - 23 Shkurt, 2026

Gjenden në fshatin Ura e Shtrenjtë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak; rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja.

Vihen në pranga 2 persona: Sami Meaj dhe Selim Myrtja.

Gjatë operacionit u krye kontroll në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:



-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator;

-25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të shtetasit R. M..

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!