TIRANË- Tre shtetas janë ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania dhe Italia, të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe korrupsion.
Të ekstraduarit janë Ibrahim Anxhara alias Ibrahim Potka, 27 vjeç, u ekstradua nga Gjermania.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Korçës në vitin 2024 me 3 vite e gjysmë burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, Samoel Terolli alias Jetmir Hysenaj, 46 vjeç, u ekstradua nga Milano.
Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Lezhës në qershor 2023 me 5 vite burgim për ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve.
Po ashtu u ekstradua Genci Balla, 51 vjeç, banues në Durrës, gjithashtu u ekstradua nga Italia.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 2 vite e 8 muaj burgim për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksion publik./abcnews.al.


