I arrestuari në flagrancë nga AMP është Wasil Hajazi, 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Pasi është ndaluar rreth orës 7 të mbrëmjes se 15 janarit është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë se ai po qarkullonte me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë Herald Puçe.
Atij eshtë bërë një kontroll personal dhe iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë rreth 10 gram.
27 vjecari sirian është kapur nga shërbimet e komisariatit nr.1 me datë 15 janar. Ai është kapur me një sasi të vogël kokaine./abcnews.al