Gjykata Britanike ka dënuar me burgim të përjetshëm 31-vjeçarin shqiptar Eugert Merizaj, i cili akuzohet si organizatori i vrasjes së kurdit Hamaand Ali Hussein, i cili ekzekutua brenda një apartamenti në Hartepool në 14 shtator të vitit 2019-të.
Eugert Merizaj
Për vrasjen e Hamaand Ali Hussein u përdor një armë gjahu, por pavarësisht se nuk është shkrepur nga Meziraj, ky i fundit akuzohet si njeriu që kishte planifikuar vrasjen, pasi ishin prishur për një Pazar droge.
Gjithashtu si pjesë e planit për eliminimin e ish-snajperit të ISIS kanë qenë edhe Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku, të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen e Husseinit.
Nga e majta Qazim Marku, Dorian Pirija Noza Noza Saffari
Noza Saffari është personi që mendohet se futi në kurth Hussein duke e dërguar në një apartament me pretendimin se kishte gjetur vendin për të zhvilluar procesin e rritjes së kanabisit, por sapo është futur në banesë Hussein është qëlluar me çifte nga afër.
Ndërkohë gjatë hetimeve policia britanike ka zbuluar se vetë Meziraj kishte blerë disa ditë më parë tel çeliku, sëpatë dhe mjete prerëse, por të cilat nuk janë përdorur në ngjarje.
E gjithë ngjarja ka ndodhur para banesës së David Walker, i cili ta në atë kohë se kishte vështirësi në dëgjim, por papagalli i tij papritur fluturoi nga kafazi.
Nga e majta Daniel Kadiu, Sajmir Dodoveci dhe Armando Marku pjesë e bandës së Mezirajt
Gjithashtu nga hetimet e prokurorisë britanike ka rezultuar se Kadiu dhe Merizaj ishin “kokat” e bandës së drogës.
/Abcnews.al/