Emrat e preferuar për Presidentin e ri? Balla: Kemi marrë propozime me vlerë, duam figurë konsensuale

schedule17:00 - 20 Prill, 2022

schedule 17:00 - 20 Prill, 2022

Pas përfundimit të takimit me Fatmir Mediun, kreu i Grupi të PS Taulant Balla, ka deklaruar do të kërkojnë shtyrjen e afateve dhe të procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri. Balla zbulon se Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, me të cilën është takuar më herët gjatë ditës së sotme, kërkuan që të shtyhet afati i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Konferenca ishte propozuar të mblidhej më datë 30 prill dhe pritet të shtyhet për në datën 4 ose 6 maj.

“Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit. Kemi marrë një pjesë propozimesh me vlerë që lidhen me figurën e Presidentit të Republikës, për të filluar të ndërtojmë kriteret që do orientohet procesi i zgjedhjes së kandidatit. Kemi pasur kontakte me zotin Mediu së fundmi, më përpara me zonjën Doda, ku kemi marrë prej tyre një kërkesë, ka qenë nga të dy për të marrë pak më shumë kohë, ndoshta duke riskeduluar afatet me një javë shtesë, Kërkesa e tyre ishte që konferenca e parë për thirrje të mos ishte 29 prill por data 4 ose 6 maj në varësi të afateve që do biem dakord. Duke mos harruar, brenda çdo 7 ditëshi të organizohen raundet. Fleksibiliteti duhet të jetë maksimal, në funksion të kësaj bisede, nesër do i drejtohem kryetares së Kuvendit për të ndryshuar këto afate. Në ditët në vijim do të kemi një konfirmim nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së. Sot ishte e pamundur të takoheshim për rrethana të kuptueshme. Ajo që për mua ka rëndësi, është që procesi i zgjedhjes së Presidentit, po ecën brenda një kalendari të shpejtë dhe të hapur. Duam një proces transparent”, tha Balla.

“Nuk dua të paragjykoj procesin. Nëse bëhet në 4-6 maj konferenca e kryetarëve në 11 maj i bie të kemi raundin e parë. Nëse do shkojmë te kriteret dhe emrat dhe të gjejmë kandidaturën që gëzon mbështetje të maxhorancës dhe opozitës është gjëja më e mirë”.

I pyetur për emrat e propozuar nëse ka ndonjë të preferuar, Balla tha se: “Nuk do të bëjmë publikë emrat e propozuar. Janë administruar, janë pjesë e strukturimit të disa propozimeve që kanë ardhur nga deputetët”.

Duke folur për mediat pas përfundimit të konsultimeve me Fatmir Mediun, Balla u shpreh se pret që në vijim të takohet edhe me Alibeajn, takim I cili u shty pasi PD nuk ka mbledhur Grupin Parlamentar.

Kalendari i takimeve për presidentin e ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me shoqërinë civilë që u përcoll sot. Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit dhe kemi marrë propozime me vlerë që lidhen me figurën e presidentit të ri për të filluar të ndërtojmë kriteret për përzgjedhjen e kandidatit. Ka pasur një marrje propozimesh dje në grupin parlamentar, vijon një proces i hapur, për të skicuar kriteret që duhet të përmbushë presidenti i Shqipërisë në mandatin 2022-2027, mos harrojmë që jemi në një moment historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Komisioni i Politikës së Jashtëm në BE ka miratuar raportin për Shqipërinë, që rishpreh mbështetjen për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në qershor, shpresojmë që drita jeshile të hapet dhe për Maqedoninë e Veriut. Shqipëria sot është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit. Për të gjitha këto mendoj se do të marrim kohën e nevojshme. Kemi negociuar me dy prej 3 grupeve të opozitës që procesi të shtyhet me 1 javë. Javën e ardhsme do të kemi një tkaim me kreun e grupit parlamentar të PD, zotin Alibeaj”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!