TIRANË- Një krimi i rëndë ka tronditur kryeqytetin, ditën e djeshme. Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj, ndërsa dyshohet të jetë vrarë me thikë nga e motra, pas një sherri mes tyre.
Gazetari i Abc News, Ermal Vija raporton se viktima është Amanda Pushani 37 vjeç.
Për këtë ngjarje është arrestuar motra e saj Marsela Pushani 40 vjeç, e cila dyshohet ta ketë vrarë 37-vjeçaren.
Marsela Pushani ka dëshmuar në polici se nuk ka dashur ta vrasë të motrën, por ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.
Grupi hetimor ka nisur punën për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të krimit/ n.m.abcnews.al