Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Dy oficerët e pezulluar në Elbasan nuk regjistruan personin e shoqëruar si dhe nuk i dorëzuan dëshminë e marrë prokurorit

schedule20:49 - 12 Shtator, 2022

schedule 20:49 - 12 Shtator, 2022

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy nënkomisarë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Sipas AMP nënkomisari Uljan Shpataraku dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

Ndërkohë burime për Abc, bëjnë me dije se dy nënkomisarët e pezulluar, kanë shpërdoruar detyrën pas shoqërimit në komisariat të shtetasit E.F i cili ka qenë i shpallur në kërkim policor.

Burimet theksojnë se dy punonjësit e policisë pasi e kanë shoqëruar Endri Filja i kanë marrë dëshminë, por nuk e kanë njoftuar Prokurorinë, e cila kishte dosjen e këtij personi të kërkuar.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se oficerët nuk e kishin regjistruar shtetasin Endri Filja as në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!