EMRAT/ Drogë dhe prostitucion, OFL dërgon formularin për 4 të dënuar në Elbasan

schedule11:47 - 24 Gusht, 2020

schedule 11:47 - 24 Gusht, 2020

Policia e shtetit në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit ka dërguar kërkesat për deklarimin e pasurisë katër të dënuarve për “Trafik narkotikesh”, “Vjedhje me armë” dhe  “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese” në Elbasan.

Ata janë:

-Afrim Tarelli
-Vangjel Kondili
-Dashamir Bahidi
-Mehmet Shahini

Sipas ligjit special 4 të dënuarit duhet tu përgjigjen me shkrim të gjithë pyetjeve të OFL-së brenda 48 orëve e më pas do ti dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. T., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

V. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

D. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese”;

M. Sh., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al