Emrat e të arrestuarve:
-Dorjan Luzaj (07.06.1983)
-Geraldo Seferaj (05.07.1994)
-Elton Myftari (29.05.1983)
-Toni Kota (alias T.T 15.10.1977)
-Erind Teneqexhiu alias Agalliu (alias E.T 07.02.1991)
-Kela Qevani (14.04.1981)
-Ledion Hoxha (09.01.1983)
-Besnik Sparta (27.01.1985)
-Altin Musta (07.06.1981).
Sipas SPAK, ata drejtonin rrjetin nga Shqipëria dhe vepronin nga qytete si Tiranë, Vlorë, Berat apo dhe Kuçovë. Ata komunikonin me pjesën tjetër të grupit përmes aplikacioneve “Signal dhe Telegram.
“Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale”, njoftoi SPAK.
Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit, SPAK njoftoi se janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar nç cilësinë e provave materiale:
- 8 automjete
- 13 telefona celularë
- Prova shkresore të ndryshme
/ abcnews.al

