EMRAT/ Do eliminonin një person për 20 mijë euro, zbardhet atentati në Fushë Kuqe, kush janë autorët dhe porositësi

schedule12:43 - 27 Janar, 2022

schedule 12:43 - 27 Janar, 2022

Është zbardhur vrasja e A.GJ e mbetur në tentativë e ndodhur me 17 Gusht të vitit që lamë pas.

Sipas policisë Robert Laci ka qenë porositësi i ekzekutimit të A.Gj. Këtë ekzekutim e morën përsipër Ibrahim Difaj dhe , Ilirian Feçi.

Këta të dy i kanë bërë atentat më 17 gusht të 2021, A.Gj në zonën e fshatit Adriatik në Fushë Kuqe, por pa mundur ta eliminojnë.

Porosia do të kryhej, kundrejt shumë prej 20 mijë eurove që do paguheshin nga Rober Laci.

Njoftimi i policisë:

“Vrasja” e mbetur në tentativë e shtetasit A. Gj., ndodhur më datë 17.08.2021, në vendin e quajtur fshati Adriatik, Fushë Kuqe. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci.

Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj.

/abcnews.al/